Vazhdon kalendari sensual i ideuar nga revista ‘Love Magazine’. Protagonistja e dhjetë është Heidi Klum, e cila është fotografuar nga fotografi Rankin, teksa bën banjo e mbuluar nga shkuma.

Për Krishtlindje ajo ka përdorur disa yje, të cilët i mbulojnë trupin në pjesët intime. Heidi shfaqet nudo në vaskën me ujë dhe nëse nuk do të ishin yjet ajo do i tregonte të gjitha.

Kolona muzikore e videos, e xhiruar bardhë e zi është ‘Work’, kënga e Rihannës dhe Drake. Dhjetë protagonistet e zhveshura janë Bella Hadid, Irina Shayk, Rita Ora, Ireland Baldwin, Kendall Jenner, Stella Maxweel, Abbey Clancy, Emily Ratajkowski e Barbara Palvin.
(da.xha/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: