6 persona janë plagosur pasi një Ferrari humbi kontrollin dhe hipi mbi trotuarin e këmbësorve. Makina sportive 250 mijë paundëshe sipas dëshmitarëve përplasi më rëndë vetëm njërin prej këmbësorëve të cilin e hodhi në ajër.

Nga raportimet e para dyshohet se shoferi që drejtonte Ferrari 458-n po garonte me një Range Rover pak përpara aksidentit. Ngjarja ndodhi në orën 10.30 të mëngjesit të sotëm në jugperëndim të kryeqytetit anglez, Londër.

“Dy makinat po bënin garë me njëra tjetrën, ndërkohë që njëra doli nga rruga dhe u përplas me disa këmbësorë,” thotë pronari i një klubi aty afër që pa të gjithë ngjarjen.

6 të plagosurit i janë nënshtruar mjekimit në një prej spitaleve të Londrës, dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

(e.f/ BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb