Pedagogu i historisë Rokin Daberdaku është lënë i lirë nga Gjykata e Apelit të Shkodrës. Daberdaku u arrestua gati 1 muaj më parë nën akuzën e korrupsionit pasiv pasi akuzohet se merrte 200 deri 700 euro për provim.
Pas një kohe qëndrimi në arrest shtëpie, tani pedagogut në qytetin e Shkodrës iu dha liri e plotë kundrejt një gjobe 500 mijë lekë të reja si dhe me kusht mos të dalë jashtë vendit.
Me ndihmën e sekserëve, përkatësisht Vehbi Bala dhe Ndoc Deda, Debardaku sëbashku me pedagogun tjetër Simon Lufi, ndihmonin studentë të ndryshëm të merrnin provimet në këmbim të parave.
Bëhej fjalë për nota kaluese në provime të ndryshme ose për vlerësime të larta, të cilat më pas do t’i shërbenin për regjistrimin në Master.
(e.f/ BalkanWeb)
