TIRANE- Në përfundim të Komitetit Drejtues Kombëtar të LSI-së, kreu i kësaj force Ilir Meta deklaroi se pret me ngulm që Gjykata Kushtetuese të japë sa më parë gjykimin e saj tani që edhe Venecia foli, e që t’i hapet rrugë zbatimit të ligjit të Vettingut.
“Ne presim që Gjykata Kushtetuese të japë gjykimin e saj sa më parë që të jetë e mundur dhe të ecet për implementimin e ligjit të vettingut dhe gjithë reformës në drejtësi, në mënyrë që kjo reformë jo vetëm të na ndihmojë për të përshpejtuar çështjen e çeljes së negociatave me BE, por të japë impakt për ecurinë e të gjitha reformave të tjera në vend. Jemi përpara një vlerësimi të këshillit të vendeve anëtare që të jetë në një linjë, me rekomandimin e komisionit Europian”,- tha Meta.
Më tej, kreu i LSI-së bëri të ditur emrat e disa drejtuesve të rinj në LSI.kështu Shezai Rokaj do të jetë Kryetari i Komitetit drejtues Kombëtar, ndërsa Erisa Xhixho do të jetë Sekretare e re për Marrëdhëniet me Publikun, Erjona Bezha, sekretare organizative, Edmond Haxhinasto, sekretar për çyshtet programore si dhe Bahri Shaqiri, sekretar për sigurinë kombëtare.
(ma.ar/BalkanWeb)
