Kristiandemokratët konservatorë të kancelares gjermane, Angela Merkel po përkrahin kriminalizimin e lajmeve të rreme, njoftoi sot media lokale duke qenë se establishmenti politik gjerman parashikon histori të tilla të rreme, që mund të kenë ndikim në zgjedhjet federale të vitit të ardhshëm.

“Mosinformimi për qëllim destabilizimi duhet të jetë i dënueshëm me ligj”, deklaroi deputeti i CDU-së, Patrick Sensburg për grupin mediatik gjerman “Funke”, raporton ata.

“Rusia ka një interes në ndarjen dhe turbullimin e shoqërinë sonë dhe rreziku është i madh” u shpreh Haveling për “Passauer Neue Presse”, një tjetër gazetë gjermane rajonale.

Gjatë një fjalimi të paradokohshëm në parlament, Merkel pranoi faktin që lajmet e rreme do të luanin rol gjatë zgjedhjeve të shtatorit të ardhshëm në Gjermani dhe kërkoi rrugë të reja për rregullimin e informacionit online si edhe masa më të ashpra kundër gjuhës së urrejtjes.

”Edhe legjislacioni që kemi aktualisht duhet të përdoret për të luftuar lajmet e rreme, teoritë konspirative dhe gjuhën e urrejtjes”, tha Thomas Oppermann, lideri i grupit parlamentar të socialdemokratëve, partneri më i vogël i Merkelit në koalicion.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: