Ju mund të keni gurë në veshka dhe të mos dini që i keni ato. Pjesa më e madhe e gurëve të vegjël të veshkave kalojnë nëpërmjet ureterit në fshikëz pa shkaktuar probleme. Megjithatë, nëse ju kaloni një gur të madh veshkash, do të keni dhimbje, madje shpesh dhimbje torturuese. Gurët në veshka janë masa të forta kristalinash me forma dhe përmasa të ndryshme që formohen brenda sipërfaqes së veshkave. Ato zakonisht janë të përbëra nga kalciumi, fosfati dhe acidi urik dhe ndryshojnë në përmasa nga 2 mm deri në 12 mm.
Simptoma të gurëve në veshka janë: Gjak në urinë; Përzierje dhe të vjella; Një nevojë urgjente për të shkuar për të urinuar; Ethe; Kalimi i gurëve të vegjël në urinë.
Faktorët rrezikues
Meshkujt kanë tendencë që të kenë gurët në veshka 3 herë më shpesh sesa gratë. Incidenca për të paturit e gurëve në veshka është midis moshës 20 deri 40 vjeçare, por njerëzit e çdo moshe mund të ndikohen. Gjithashtu njerëzit të cilët kanë pasur infeksione të përsëritura të urinës dhe njerëzit të cilët kanë një histori familjare të gurëve në veshka janë më të ndjeshëm për zhvillimin e tyre.
Si t’i parandalojmë
Në mënyrë që të parandaloni gurët në veshka ju duhet të pini shumë ujë. Njerëzit të cilët më përpara kanë patur gurë në veshka duhet të pinë 3 litra ujë në ditë. Disa lloje të gurëve në veshka mund të parandalohen me shmangien e disa ushqimeve të caktuara.
(e.f/ BalkanWeb)
