TIRANE-Kantautori Elton Deda është i dashuruar! Vajza që i ka rrëmbyer zemrën quhet Adela dhe është rreth njëzet vjet më e re. Adela dhe Eltoni prej rreth dy vjetësh po jetojnë një histori të lumtur dashurie, të cilën e bëri publike vetë kantautori duke i lënë të gjithë pa fjalë. Ai publikoi një foto, ku shfaqej duke puthur të dashurën e tij bukuroshe dhe duke i lënë edhe një dedikim: Më erdhe në ditë të dëshpëruar… Dedikimi pak më vonë u zhduk, por fotoja e puthjes mbeti.

Kështu nisën edhe “hetimet” për të zbuluar kush është biondja misterioze. Adela Prendi është ekonomiste dhe njohëse shumë e mirë e muzikës. Ajo ka qenë në grupin e punës për festivalin e muzikës rrok “Rock Stock”, i pari i këtij lloji në Shqipëri dhe ku producent ishte i dashuri i saj, kantautori 40-vjeçar. Kjo është hera e parë që bëhet publike një histori dashurie e Elton Dedës, qysh pas divorcit të tij disa vite më parë. Nga kjo martesë Eltoni u bë baba i një djali. Kantautori së fundmi është tërhequr nga angazhimet televizive, duke u përkushtuar në muzikën që bëhet në lokalin e tij. Sigurisht, duke u përkushtuar edhe tek e dashura e re, ekonomistja bionde dhe simpatike.

Edhe e dashura e Eltonit është frekuentuese e rregullt e klubit të rrokut që ai drejton. Ata janë shfaqur shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit, por gjithmonë të rrethuar nga njerëz, duke bërë që kjo lidhje të dihej vetëm nga një rreth i ngushtë. Neve na pëlqeu që Eltoni vendosi ta ndajë vetë me publikun lumturinë e tij, sigurisht, edhe duke bërë bujë, siç ai i bën zakonisht gjërat. Urime çiftit!

(d.b/Bluetooth/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb