SHBA-Fluturimi në një kuotë shumë pranë gratacelave të Manhatanit ka sjellë frikë dhe ankth tek neëjorkezët. Ngjarja është filmuar nga shumë qytetarë të Big Apple, të cilët kanë ndarë në rrjetet sociale videot e tyre.
Një zëdhënës e FAA, agjencia federale për transportin ajror, ka qetësuar qytetarët duke shpjeguar që C-130 ishte e autorizuar për të lëvizur mbi Manhatan dhe bëhej fjalë për një manovër ushtarake.
Megjithatë misteri ngelet, pasi policia e New York-ut nuk ka qenë në dijeni të operacionit.
Sipas Nbc, që citon disa burime, mjeti po kryente një mision të kërkuar nga Secret Service, stafi që merret me sigurinë e presidentit të SHBA-së. Stacionet televizive amerikane sqaruan që operacioni ka dashur të filmojë një hartë ajrore, përreth zonës ku ndodhet Trump Tower, rezidenca private e Donald Trump në Fifth Avenue në Midtown.
(da.xha/BalkanWeb)
