VLORË- Falsifikonin dokumente zyrtare arrestohen dy vlonjatë. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë, bëjnë me dije se pas hetimeve disa mujore janë vënë në pranga Alfred Dulaj, 49 vjeç dhe Genci Milo, 43 vjeç.

Nga hetimet ka rezultuar se këta dy persona krijonin dokumente zyrtare me firma e vula false. Sipas policisë, dokumentet më pas shiteshin kundrejt një shume prej 400 eurosh dhe përdoreshin nga shtetas brenda Shqipërisë apo edhe jashtë. Disa prej dokumenteve që falsifikonin Dulaj dhe Milo ishin akte mjeko-ligjore, epikriza përcjellëse etj.

Ndërkaq prokuroria dhe blutë e Vlorës janë duke punuar për zbardhjen e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe implikimin e mundshëm të personave të tjerë në falsifikimin e dokumenteve.

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb