Alexandro Pato kurrsesi nuk mund të harrojë Italinë, vendin ku vetëm 17-të vjeç, bëri që të fliste e gjithë bota për të. Duket se braziliani e pret me padurim rikhimin në “shtëpinë e tij”.
Sulmuesi e ka lëshuar sinjalin e parë të fortë menjëherë pas shortit të Nionit, ku gjatë takimit me Umberto Gandinit, ish-ndimës i stafit teknik tek Milan por tani pjesë e Romës, i tha: “Sa më mungon Italia, dua të kthehem”.
Një pohim i tillë nuk duket aq i rastësishëm, por ndoshta diçka në prapaskenë ka nisur të lëvizë, sepse verdh e kuqtë duan një sulmues, duke parë që nuk do të kenë për afro një muaj shërbimet e egjiptianit Salah.
Pato, në mars do të kthehet në Itali për t’u ndeshur me Romën, për 1/16-at e Ligës së Evropës.

Gjatë aventurës tek skuadra “kuqezi” e Milanit, braziliani që në sezonin e parë, arriti të shënonte 17-të gola. Më pas edhe për pak kohë i habiti të gjithë me aftësitë e tij, aq sa vlera e kartonit kapi shifra të çmendura.
Dëmtimet e njëpasnjëshme i shkatërruar karrierën një prej lojtarëve më premtues në Europë. Në moshën 23-vjeçare u detyrua të kthehej në vendlindje për të rigjetur formën e mëparshme.
Tani duket sikur gjërat kanë lëvizur për mirë. Në fillim Çelsi dhe më pas Vijalereal, ku edhe luan aktualisht, duket se kanë zgjuar aftësitë “vrasëse” të lojtarit dhe një transferim i mundshëm në Itali mund të jetë i mundur.
(e.k/BalkanWeb)
