KAVAJË- Familjarët e Idriz Karriqit nga Kavaja kanë njoftuar të shqetësuar policinë e këtij qyteti kur pjesëtari i familjes së tyre nuk u kthye në banesë si çdo mbrëmje, ndërsa sot policia njofton se e ka gjetur të vdekur në pyll, në fshatin Greth të Kavajës taksistin 65-vjeçar.

Nga të dhënat e para të policisë, mësohet se ai kishte marrë një klient në makinë dhe më pas nuk ishte kthyer më në banesë.

Policia e Kavajës thotë se ka shoqëruar një të dyshuar kryesor për vrasjen, 24-vjeçarin Musa Saraçi, i cili dyshohet të jetë edhe klienti i fundit i taksistit. Pasi e ka vrarë me thikë, ky i fundit i ka marrë makinën dhe është larguar.

Policia e Kavajës vijon hetimet për këtë rast, ndërsa pritet të zbulohen detaje të tjera nga ky krim.
(ma.ar/BalakanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: