SARANDË- Një person është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim në qytetin e Sarandës pasi akuzohen për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike 20-vjeçari Gentian Muhollari ra në prangat e policisë teksa tentonte të largohej me vrap pranë një tuneli të braktisur në të cilin përpunohej dhe mbahej e fshehur lënda narkotike.
Gjithashtu është shpallur në kërkim 27-vjeçari me inicialet L.O, si bashkëpunues me Muhollarin, të dy banues në fshatin Metoq. Sipas policisë, dy djemtë merreshin me përgatitjen dhe tharjen e një sasie me lëndë narkotike të dyshuar si Cannabis Sattiva.
Gjatë kontrollit të vendit të ngjarjes, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale:
– 41 kg e 850 gramë, lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sattiva, në formë boçesh
– 423 kg degë bime me gjethe dhe boçe, e dyshuar si Cannabis Sattiva
– 192 kg e 95 gramë, degë dhe gjethe në formë byku.
Policia njofton se janë proceduar në gjendje të lirë 7 shtetase për veprën penale “Moskallëzim krimi” dhe se po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
(e.f/ BalkanWeb)
