TIRANE- Bashkia e Tiranës ka njoftuar për ndryshimet që do të bëhen në qarkullimin rrugor duke nisur nga dita e nesërme në kryeqytet. Në vijim punimeve të “Sheshit Skënderbej”, Bashkia ka bërë me dije qytetaret se cilët rrugë janë tashmë të aksesueshme.
Sipas njoftimit të Bashkisë së Tiranës, qarkullimi i mjeteve që vijnë nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” do të devijohet djathtas në rrugën “Abdi Toptani”, pasi segmenti para godinës së Bashkisë së Tiranës do të jetë i bllokuar. E njëjta gjë vlen edhe për transportin urban.
Njoftohet gjithashtu se në segmentin përpara selisë së Partisë Socialiste nuk do të kalojnë më autobusët por vetëm automjetet dhe motomjetet. Qarkullimi i mjeteve të transportit urban do të devijohet vetëm në segmentin e rrugës “Myslym Shyri”, në dalje midis Ministrisë së Ekonomisë dhe Ministrisë së Brendshme.
Në njoftimin e Bashkisë tregohet dhe qarkullimi dhe stacionimi i mjeteve të transportit urban:
Linja Nr.8 “Ish Stacioni i Trenit – Qendër – Sauk i Vjeter – Sauk i Ri – Senatorium – Teg – Qendër”; Linja Nr.5 “Ish Kombinati i Autotraktoreve”, Linja Nr.10 “Qendër – Mihal Grameno”, do të stacionohen në rrugën “George Ë. Bush” në fund të rrugës “Murat Toptani”.
Linja Nr.7 “Tufina”, Linja Nr.11 “Porcelani”, do të stacionohen në rrugën “Luigj Gurakuqi”, me itenerar Rruga e “Barrikadave” – “Rruga e Dibrës” – Segmenti pas “Pallatit të Kulturës” – “Rruga Luigj Gurakuqi”.

(e.f/BalkanWeb)
