Migrena është një sëmundje e tmerrshme për ata që vuajnë. Ajo jo vetëm shkakton dhimbje në tëmtha dhe pjesën përpara syve, duke ju penguar të bëni edhe gjërat më të thjeshta, por shpesh nuk ka as mënyra për të larguar këto simptoma. Megjithatë, ekzistojnë disa mënyra për të shmangur nisjen e dhimbjeve të migrenës.

1- Bëhuni të vetëdijshëm për atë që shkakton migrenën
Shumë persona nuk arrijnë ta kuptojnë se cilët janë shkaktarët e vërtetë të migrenës së tyre. Nëse nuk jeni në gjendje ta kuptoni, mbani një ditar. Kjo do ju ndihmojë të gjurmoni gjërat që ju shkaktojnë simptomat, si drita e fortë, era, stili i jetesës, etj.

2- Sigurohuni që po ushqeheni shëndetshëm dhe rregullisht
Shpesh edhe shmangia e ushqimit, apo vaktit mund të çojë në shkaktimin e migrenës. Sheqeri i ulët në gjak është faktor i shfaqjes së migrenës.

3- Largoni kafeinën

Nëse jeni i dhënë pas kafesë, atëherë bëni mirë të hiqni dorë prej saj, pasi kafeina kontribuon në shkaktimin e migrenës. Nëse trupi mësohet me kafeinë dhe ju hiqni dorë prej saj sikur një ditë, kjo do të shkaktojë dhimbje koke.

4- Qetësohuni dhe meditoni
Nuk është e nevojshme të flini, mjafton të kaloni një orë në qetësi. në mënyrë që fijet nervore dhe muskujt të relaksohen. Bëni 5-10 minuta meditim çdo ditë dhe kjo do ju ndihmojë të ulni nivelet e stresit. Nëse meditimi nuk bën për ju, atëherë stërvituni. Kjo do të shmang lodhjen dhe stresin që shkaktojnë dhimbje koke.

5- Qëndroni të hidratuar
Pini ujë vazhdimisht edhe nëse nuk ju pihet. Migrena, dhimbjet e kokës dhe luhatjet e humorit shkaktohet edhe nga mungesa e ujit.

6- Kujdes me atë që hani
Shumë ushqime janë shkaktare të fillimit të migrenës, si çokollata, mishi i përpunuar, djathi, soja dhe arrat.

(Gazeta Shqiptare)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: