SHBA – Selena Gomez dhe Taylor Sëift, të cilat kanë qenë mikesha të ngushta për vite me radhë, përfliten se janë përfshirë në një sherr të madh momentalisht pasi aktorja dhë këgëtarja ka vendosur ta përjashtojë këngëtaren nga rrethi i saj i ngushtë.

Lajmi u bë i ditur nga “Radar Online”, i cili raporton se Selena është këshilluar nga konsulentët e saj të qëndrojë sa më larg Taylor SWift.

“Që kur Selena ka dalë nga qendra e rehabilitimit, ajo ka hequr dorë nga të gjitha influencat e këqija në jetën e saj, ku një ndër këto ishte edhe shoqëria me Taylor”- ka thënë një burim për gatezën “Radar Online”.
(er.cu/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: