Në pamundësi për të zhvilluar takimet në kryeqytet zyra për shtyp e klubit të Partizanit njofton se takimi i radhës ai kundër Teutës do të luhet në Fushë-Krujë, në stadiumin “Redi Maloku” në orën 14.00.
Ekspertët grek të cilët vëzhguan terrenin e rikonstruktuar të stadiumit “Qemal Stafa” nuk kanë dhënë “ok” për të hapur dyert për këtë takim, pasi fusha nuk është ende në gjendjen e saj optimale për zhvillimin e ndeshjeve.
Ndërkohë klubi ka sqaqur opinionin sportiv, mbi të gjitha tifozët e revoltuar të Partizanit për atë eliminim të pësuar në Kupë kundër Laçit:
Klubi kërkon të sqarojë mbarë opinionin sportiv në lidhje me situatën e krijuar pas rezultateve të fundit . Eliminimi nga Kupa e Shqipërisë sigurisht mund të konsiderohet një dështim për vetë objektivat që klubi kishte për këtë sezon futbollistik. Ishte një paraqitje në të cilën ndikuan shumë faktorë , dëmtime lojtarësh , por edhe gjykimi i njëanshëm i kryesorit Alla me vendimet e akorduara. Një ndeshje e cila duhet harruar sa më parë pasi përpara na pret një garë mjaft e vështirë ku synimi i klubit tashmë mbetet vetëm fitimi i titullit kampion. Jemi plotësisht në luftë për të synuar këtë trofe, i cili i mungon 15 herë Kampionëve të vendit për afro dy dekada dhe që është aq i dëshiruar nga e gjithë familja e kuqe. Pas një analize të hollësishme të zhvilluar mes drejtuesve të klubit dhe Lojtarëve, këta të fundit garantuan se pavarësisht këtij momenti jo të mirë do të japin më të mirën në të gjitha takimet e mbetura. Klubi garanton se pavarësisht diferencës së pikëve me ekipet kryesues është plotësisht në luftë për të arritur objektivin madhor Titullin Kampion të vendit. Njëkohësisht kërkojmë mbështetjen tuaj maksimale siç na keni përkrahur jo vetëm përgjatë gjithë këtij sezoni por në çdo moment të vështirë që ka kaluar Klubi ,pa praninë tuaj në shkallët e stadiumit do ta kemi mjaft të vështirë të realizojmë objektivin madhor Titullin Kampion.

(e.shkambi/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb