TIRANE– Aktivistë të Shoqërisë Civile vijojnë protestën para Parlamentit në ditën e dytë të saj. Aktivistët janë shprehur se mbrëmë kanë qëndruar gjatë gjithë natës para Parlamentit duke sfiduar temperaturat e ulëta dhe të ftohtin. Aktivistët kërkojnë që Kuvendi t’i thotë ‘jo’ ligjit të importit të mbetjeve. Ndërkohë, seanca e Kuvendit që pritet të fillojë më vonë nuk parashikon të fusë në rend dite ligjin për mbetjet, pasi nuk është diskutuar ende në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese.

“Po hyjmë në ditën e dyte të protestës kundër ligjit të mbetjeve. Nuk ishte e lehtë pasi qëndrim nën temperatura gjithë natën . Kemi dërguar një kërkesë kreut të kuvendit, Meta për të marrë një përgjigje zyrtare se çfarë do bëhet me këtë ligj. Ky ligj ka hyrë dje 3 here në axhendë dhe ka dalë serish. Kemi marrë një përgjigje nga përfaqësues të Kuvendit ku thuhet se ligji nuk është në rend dite sot në seancë për shkak të mosdiskutimit në komisionin e veprimtarisë Prodhuese”- tha përfaqësuesi i shoqërisë Civile, Kalaja.

(d.d/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb