TIRANE– Kryeministri Edi Rama ka folur sërish për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ligjshmërinë e ligjit të Vettingut, duke marrë shkas nga reagimet e Partisë Demokratike. Duke theksuar se respekton vendimin e Kushtetueses, PD ripohoi vendosmërinë për spastrimin e sistemit të drejtësisë nga të korruptuarit, por shprehu shqetësimin se ligji aktual do ta vendosë vettingun nën kontrollin e kryeministrit.
Pas kësaj deklarate ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Rama i cili tha se vettingu “do të ndajë kolegët e SHQUP-it nga shoqëria e keqe e të korruptuarve”
“Qenka helmuar Shqup-i me Gjykatën Kushtetuese! Mos, jo kështu të dashur kolegë, Vettingu do ju ndajë nga shoqëria e keqe e të korruptuarve✌️”, shkruan kryeministri Rama.
Sot Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë kërkesën e PD-së që kërkonte shpalljen antikushtetues të ligjit të Vettingut të miratuar në gusht vetëm nga mazhoranca. 6 anëtarë të Kushtetueses votuan kundër kërkesës së PD-së dhe 2 pro.
(el.sp/BalkanWeb)
