KRUJË- Zbardhen detaje në lidhje me aksidentin e ndodhur 4 ditë më parë ku mbeti i vdekur një punonjës i policisë së Burgut të Fushë-Krujës, shtetasi V.D. 50 vjeç. Burime nga policia e Krujës bënë me dije se është gjendur i braktisur mjeti që shkaktoi aksidentin, ndërsa është shpallur në kërkim autori.

Në vijim të kërkimeve në një shtrirje të gjerë territoriale në Shkafane, Ishëm u gjet i braktisur mjeti që ka përplasur për vdekje shtetasin e mësipërm. Të njëjtat burime theksuan se bëhet fjalë për mjetin tip ‘BMW’, seria 5 E60 , me targa AA 903 OV.

Autori, I cili ka shkaktuar aksidentin është identifikuar nga uniformat blu dhe po punohet për kapjen e tij, konkretisht shtetasi A.P., 27 vjeç, banues në Krujë. Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme.
(ed.me/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: