BBC në emisionin që zhvillon për gatimin i ka kushtuar një vend të veçantë glikosë së arrës të përgatitur në jug të Shqipërisë dhe ka evidentuar vlerat e mëdha ushqyese të kësaj ëmbëlsire dhe duke e cilësuar një nga ëmbëlsirat më të veçanta dhe të shijshme. Glikoja e arrës është një ëmbëlsirë e cila përgatitet me arra të ziera, të pa hapura dhe shurup sheqeri me ujë. Kjo është një recetë tradicionale nga Shqipëria e jugut, nga një peizazh i pyjeve të dendura, kanione të thella dhe urat e vjetra osmane. Ajo shpesh shërbehet në festat familjare mysafirët në shtëpi.

Ky rajon i Shqipërisë ka nivele të ulëta punësimi dhe nivel të lartë emigrimi, por siç raporton gazetari i BBC Dan Saladino në qoftë se kjo recetë e veçantë mund të shndërrohet në një industri të vogël, ajo mund të ndryshojë të ardhmen e njerëzve dhe do të shërbejë për të mbrojtur një traditë të rrezikuar të ushqimit.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb