GJERMANI– Një bombë rreth 1.8 ton është gjetur në qytetit gjerman Augsburg, ndërsa për arsye sigurie janë evakuuar rreth 50.000 banorë. Sipas BBC, bomba i përket Luftës së Dytë Botërore, ndërsa autoritetet po punojnë për çaktivizimin e objektit shpërthyes.

Bomba u zbulua gjatë punimeve për hapjen e themeleve të një ndërtese të re dhe policia njoftoi se nuk jep një afat se sa kohë do të duhet për çaktivizimin e saj. Sidoqoftë, autoritetet nuk duan të rrezikojnë dhe kanë evakuuar këdo në një rreze prej 1.5 km nga bomba e gjetur.

Mendohet se bomba prej 1.8 tonësh u lëshua nga një avion britanik gjatë një bombardimi masiv në vitin 1944, që shkatërroi qytetin. Deri në çaktivizimin e bombës nga ekspertët, një pjesë e të evakuuarëve do qëndrojnë në shkolla apo palestra.

(d.d/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb