TIRANE – Shkaktarët kryesorë të lemzës janë

• Konsumimi i pijeve me gaz
• Konsumimi i një sasie të madhe alkooli
• Konsumimi i tepërt i ushqimit
• Ndryshimi i papritur i temperaturës
• Kapërcimi i ajrit, në të shumtën e rasteve ndodh kur jeni duke konsumuar çamçakëz.

Kur lemza zgjat më shumë se 48 orë mund të jetë shkaktuar nga disa faktorë të cilët janë grupuar në kategoritë e mëposhtme shkruan Shëndeti.
• Dëmtim apo irritim nervor
Shkaktari më i shpeshtë i lemzës që zgjat më shumë se 48 orë është dëmtimi apo irritimi nervave që i shërbejnë muskulit të diafragmës. Faktorët që shkaktojnë dëmtimin e këtyre nervave janë:
Një fije floku apo diçka tjetër që prek daullen e veshit
Një tumor apo kist në qafë
Tharje e fytit ose probleme me laringun
• Çrregullim të sistemit nervor qëndror
• Çrregullime metabolike
Lemza mund të shkaktohet edhe nga
• Alkoli
• Anestezia
• Ilaçet që sjellin gjumin
• Diabeti
• Çrregullimi I nivelit të elektroliteve
• Problemet e veshkave
• Steroidet
• Ilaçet qetësuese

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: