BERLIN- Policia gjermane ka arrestuar një tunizian, i cili dyshohet të ketë qenë pjesëmarrës në sulmin e ndodhur në një treg Krishtlindjesh në Berlin, ku humbën jetën 12 persona si dhe u plagosën 48 të tjerë, i cili jetonte në kryeqytetin gjerman.
Bild, bazuar dhe në informacionet e ‘Der Spigel’ shkruan se policia ka prangosur një burrë, 40 vjeç, identiteti i të cilit nuk dihet.
Ndërkohë, thuhet se numri telefonik i tij është i fundit në listën e thirrjeve të të dyshuarit kryesor për këtë sulm Anis Amri, i cili u vra në Milano. Pas hetimeve të grupit hetimor, thuhet se ka dyshime që personi në fjalë mund të jetë bashkëpunëtor në sulmin terrorist.
24-vjeçari tunizian Anis Amri u vra nga policia gjatë një konflikti me armë zjarri në 23 dhjetor në Milano rreth orës 3 të mëngjesit. Pasi ishte pikasur nga karabinierët, ai kishte nxjerrë një pistoletë dhe ka qëlluar drejt agjentëve.
(ed.me/BalkanWeb)
