Neymar vetëm pak muaj më parë nënshkroi kontratë të re me Barcelonën, që e bëri atë lojtarin më të paguar përsa i përket pagave neto, 30 mln euro në vit. Një marrëveshje që e mban të lidhur superstarin brazilian për pesë vite, por gjithsesi Neymar ka një dëshirë tjetër larg “Camp Nou-t”, të rikthehet në vendlindje.

24-ër vjeçari është produkt i akademisë së famshme të Santosit, nga ku u bë ai lojtar që kompletoi lëvizjen te gjigandët spanjoll. Por dëshira është të luaj në mitikun “Macarana”, për rrjedhojë Flamengon, ekipi që luan në këtë stadium, raporton “goal.com”

BARCELONA, SPAIN - NOVEMBER 19:  Neymar JR of Barcelona looks on during the La Liga match between FC Barcelona and Malaga CF at Camp Nou stadium on November 19, 2016 in Barcelona, Spain.  (Photo by Manuel Queimadelos Alonso/Getty Images)
BARCELONA, SPAIN – NOVEMBER 19: Neymar JR of Barcelona looks on during the La Liga match between FC Barcelona and Malaga CF at Camp Nou stadium on November 19, 2016 in Barcelona, Spain. (Photo by Manuel Queimadelos Alonso/Getty Images)

Pas një takimi që u zhvillua në Brazil për nder të viktimave të Chapecoenses, Neymar u shpreh: “Nëqoftëse do të mund të luaja për Flamengon, do të ishte një nder i madh të luaja në “Maracana”.

“Po të kisha mundësi do të luaja atje çdo ditë. Është një klub që dua të luaj.”

Neymar nuk është i vetmi lojtar I Barcelonës që dëshiron të jetë pjesë e Flamengos, por i të njëjtin mendim është edhe mesfushori Rafinja.

23-vjeçari nuk ka luajtur kurrë për një ekip në shtetin e tij amë pasi është bërë pjesë e “la massia-s” që në moshën 13-të vjeçare.
rafinha-barcelona-granada-la-liga_qotp9g2q9lhj1opupl5f4jh8u
Rreth kësaj çështje ai është shprehur: “do të isha i gatshëm, një dite, të luaja për Flamengon”.

Për momentin të dy lojtarët janë të përqendruar për të luajtur në “Camp Nou” dhe për të ndihmuar ekipn të arrijë të gjithë trofetë e rëndësishëm të 2017-ës, por si brazilianë që janë, kanë dëshirë të luajnë në stadiumin ku kombëtarja e tyre ka kaq shumë histori.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb