TIRANE- Pas vendimit të dhënë ditën e sotme nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për heqjen e mandatit të Elvis Roshit nga kreu i Bashkisë së Kavajës, kryeministri Rama ka firmosur shkarkimin e tij.

Pasditen e sotme, Qeveria ka shkarkuar me vendim qarkullues kreun e Bashkisë se Kavajës.

Megjithatë, edhe pas shkarkimit Roshi mbetet në detyrë. Kjo për faktin se ai ka të drejtë ta ankimojë në Kushtetuese shkarkimin e tij, njësoj siç veproi edhe ish-kreu i bashkisë së Dibrës, Shukri Xhelili.

Nisur nga kjo Elvis Roshi do të mbetet në detyrë si kryetar i Bashkisë së Kavajës, derisa të shprehet Gjykata Kushtetuese.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe avokati i tij, Theodhori Sollaku. Vetëm pasi të shprehet Kushtetuesja kundër Roshit, atëherë edhe Presidentit i lind e drejta për të dekretuar zgjedhjet e pjesshme në Kavajë, për kreun e ri të Bashkisë.

(el.sp/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: