Ajo është vetëm 20 vjeç, por karriera e saj është gjithnjë në ngritje. Bella Hadid është kurorëzuar nga website Models.com si modelja e vitit.
Ajo që e ka zgjedhur ka qenë një juri me 250 super ekspertë, mes tyre dizajner, fotografë, make up artist, të cilët i kanë dhënë çmimin e parë bukuroshes.
‘Cfarë mënyre e çmendur për të mbyllur vitit. Është një nder i madh për mua’, komenton e lumtur Bella Hadid në Instagram.
(da.xha/BalkanWeb)
