Militantët e ISIS kanë kërcënuar se do të kryejnë sulme terroriste në vendet perëndimore gjatë natës së ndërrimit të viteve. Sipas ‘Foreign Desk News’, militantët e Shtetit Islamik kanë shpërndarë mesazhe në rrjetet sociale ku bëjnë thirrje për sulme ndaj atyre që ata i cilësojnë si ‘qen jobesimtarë’.

Gjithashtu në rrjetet sociale shfaqet një postim ku duket një babagjysh që ndiqet pas me thikë nga një ekstremist. Ndërsa në një tjetër postim shkruhet: “Festimet tuaja janë kthyer në një fushëbetejë dhe në një zonë luftimesh. Prandaj, na prisni”.

Këto mesazhe u postuan në aplikacionin e mesazheve Telegram, nga grupi pro ISIS i quajtur ‘Nashir Media Foundation’. Sipas këtij grupi sulmet do të përfshijnë kinema, spitale dhe zona të populluara të vendeve perëndimore. Kërcënimet e ISIS vijnë pak kohë pas sulmit në tregun e Krishtlindjeve në Berlin, ku mbetën të vrarë 12 persona si dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.

(d.d/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: