Edicioni i 87 i dhënies së Cmimeve Oscar është mbyllur me treiumfin e Birdman, i cili ka fituar katër statujëzat më të rëndësishme: filmi, regjia, fotografia dhe skenari
4 Cmime Oscar ka fituar edhe Grand Budapest Hotel, por kanë qenë tituj teknikë: kostumet, truku, skenografia dhe kolona zanore. I zhgënjyeri i madh është Clint Eastwood: nga 6 kandidime ka fituar vetëm montazhin zanor. Italiania Milena Canonero ka fituar Oscar-in në kategorinë “kostumet më të mirë” për filmin “Grqnd BUdapest Hotel”.

1. Neil Patrick Harris, fillon me numrin muzikor dhe vënien në lojë të edicionit nr. 87 me të gjithë kandidimet që janë të gjithë të bardhë. “Sot ne nderojmë më të mirët dhe më të bardhët e Hollywoodit. Më falni, më të mirët”. Pak më vonë përmend një prej skenave më të famshme të Birdman dhe paraqitet me të mbathura në skenën e Dolby Theatre.
oscar
2. Ngushëllimet e Benedict
Benedict Cumberbatch nuk ka fituar si aktori më i mirë por skena ku shfaqet duke pirë nga faqorja është e paharrueshme. Këtu ngushëllohet në praninë e Sophie Hunter.
oscar2
3. Fjala e J. K. Simmons
J.K. Simmons i paralajmëruar që herët si fituesi i aktorit më të mirë joprotagonist për rolin e mësuesit shumë të keq të muzikës në filmin ëhiplash ka dhuruar fjalimin më të ndjerë. “Telefonojini nënës, babait tuaj, nëse jeni aq me fat sa të keni një prind, apo të dy mbi këtë planet, telefonojuni. Mos u dërgoni një sms, një email, telefonojini. Thojini që i doni, falënderojini, dhe dëgjojini deri sa të kenë dëshirë të flasin me ju”
oscar4
4. Statuja e Emës
Emma Stone, kandidate për cmimin e aktores më të mirë joprotagoniste, të cilin e fitoi Patricia Arquette është ngushëlluar me statujën e drunjtë të Oscar, dhuratë e ekipit të The Lego Movie, me një pamje entuziaste fëmijërore në fytyrë. Oscar-i i drunjtë ka qenë objekti më i dëshiruar i mbrëmjes, i shfaqur si trofe edhe nga Oprah Winfrey.
oscar5
5. Feministja Patricia
Patricia Arquette, që ka marrë cmimin për rolin e nënës beqare tek Boyhood, provokon entuziasmin e Meryl Streep dhe Jennifer Lopez me një apel pasionant për barazinë mes burrave dhe grave. “Për cdo grua që ka sjellë fëmijë në këtë botë, për cdo kontribuese të këtij kombi, kemi luftuar për barazinë dhe të drejtat e të gjithëve. Eshtë radha jonë të kemi barazinë në paga dhe të drejta të barabarta për gratë në SHBA”.
oscar7
6. Lavdia e Johnit
Ka patur ovacione për John Legend, i cili ka kënduar këngën Glory, e cila më pas ka marrë cmimin si kënga më e mirë, nga filmi “Selma”, me regjisore Ava Duvernay që kujton rolin e Martin Luther Kingut në marshimin e 1965-ës. Një goxha fjalë falënderimi, një himn për liritë dhe të drejtat, me Common dhe Legend që kanë sjellë në Dolby Theatre shpirtin e Fergusonit, kanë cituar Nina Simonen, dhe kanë kujtuar se sot ka më shumë zezakë në burgje, se sa kanë qenë në skllavëri në vitin 1850.
oscar9
7. Flokët e Travoltës
John Travolta vitin e kaluar prezantoi Idina Menzelin si “Adele Dazeem”. Këtë herë paraqitet me të në skenë por nuk kanë pritur komentuesit as të hapë gojën për të filluar nga gjykimet: ngjyra e pamundur e flokëve, brilantina si lustrues këpucësh. Më xhentilët thonë se tani ngjan me Liberace.
oscar10
8. Të gjitha bashkë, të apasionuara
Të gjitha bashkë, të apasionuara, përqafimi mes Lady Gaga dhe Julie Andrews pasi këngëtarja pop ka kënduar (shumë mirë) një përzierje të këngëve të muzikalit të Robert Wise që dje ka mbushur 50 vite.
oscar11

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: