TIRANE– Një aksident me pasojë një të vdekur dhe tre të plagosur ka ndodhur gjatë natës në Tiranë. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e Laprakës, ndërsa janë përplasur dy automjete.
Mësohet se viktima është një vajzë e cila ishte pasagjere në njërin prej mjeteve që u përplasën, ndërsa të plagosurit janë drejtuesit e mjeteve dhe një vajzë tjetër e cila ishte pasagjere.
Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, njëra prej automjeteve të përplasura ka qenë me shpejtësi të madhe dhe ka kaluar në semafor të kuq. Në automjetin që ishte me shpejtësi, raportohet se shofer ishte një mashkull dhe bashkë me të udhëtonin edhe dy vajza të tjetra. “Njëra nga vajzat ka dalë nga xhami. Tjetra është e masakruar në fytyrë”- janë shprehur dëshmitarët ne vendngjarje për JOQ.
Të plagosurit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa policia ka nisur hetimet.
(d.d/BalkanWeb)
