Disa javë më parë, administratori Sinan Idrizi premtoi afrimin e një lojtari të nivelit botëror te Flamurtari në afatin kalimtar të janarit.

“Panorama Sport” mëson se mes dëshirave të mëdha të vlonjatëve është edhe Antonio Kasano. 34¬vjeçari është pjesë e Sampdorias, ndërsa në të kaluarën ka veshur fanellat e ekipeve si Bari, Roma, Real Madrid, Milan, Inter e Parma.

I pyetur për një afrim të mundshëm të italianit në Vlorë, Idrizi as nuk e ka pohuar as nuk e ka mohuar një lëvizje të tillë. Kasano ka marrë oferta nga disa klube të Serisë B, por deri tani nuk e ka bindur asnjë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: