TIRANË – Një aksident tragjik i ndodhur gjate natës në Laprakë i mori jetën një vajze te re. Përplasja mes dy makinave ka qenë fatale.

Por aksidenti mund të ishte shmangur nëse automjeti tip Golf 5 do të kishte respektuar semaforin. “BalkanWeb” ka siguruar videon nga kamerat e sigurisë. Të drejtën për të kaluar e ka pasur automjeti tip xhip që udhëtonte drejt sheshit Shqiponja. Por drejtuesi i golfit është futur ndërsa semafori ka qene i kuq. Menjëherë në vendin e ngjarjes shkuan kalimtarë të rastësishëm për ti dhënë ndihmën e parë të aksidentuarve.

28-vjecarja Xhenis Trebeshina mbeti e vdekur ne vend. Ajo udhëtonte së bashku me mikeshën e saj dhe drejtuesin e mjetit Golf 26 vjecarin Ervin Bixhi. Ky i fundit u arrestua menjëherë pas ngjarjes dhe sipas informacioneve te policisë, ne momentin e aksidentit ka qene në gjendje të dehur. Ndërkohë i lënduar nga kjo përplasje mbeti edhe drejtuesi i mjetit tip xhip, i cili është edhe efektiv policie në kryeqytet.
(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb