ATHINE – Qeveria greke iu ka dërguar sot, ministrave të Financave të Eurogrupit, listën me reformat e propozuara, ku përfshihen: Programi i prezantuar në shtator 2014 në Selanik, i cili ka të bëjë me përballimin e krizës humanitare, me ristartimin e ekonomisë reale, me rregullimin e detyrimeve të pashlyera, kreditë e këqija si dhe ndalimin e nxjerrjes në ankand të banesave të para.
Në listë përfshihen gjithë reformat strukturore të qeverisë greke si sistemi i drejtë tatimor, lufta ndaj evazionit fiskal, lufta ndaj korrupsionit, kontrabandës në karburante dhe duhan, riorganizimi i sektorit publik dhe reduktim i burokracisë.
“Sipas opinionit të Komisionit, kjo listë është mjaft gjithëpërfshirëse për të qënë nje fillim i mbarë për një shqyrtim të suksesshëm,” bëri të ditur një burim i afërt me Komisionin Evropian për agjencinë e lajmeve Reuters.
(ar.sh/News24/BalkanWeb)
