Policia i ka ardhur në ndihmë 2 adoleshentëve të pastrehë në kryeqytet në këto ditë të ftohta.
Uniformat blu të Tiranës i kanë sistemuar 2 adoleshentët në qendra sociale.
“Do vini të rrini sonte tek qendra për fëmijët e pastrehë meqë është shumë ftohtë?” pyesin policët dy djemtë.
“Po, mirë do ishte,” i përgjigjen adoleshentët.
“Do kaloni këto ditët e ftohta atje, keni dhe ushqim”
“Po, shumë faleminderit”.
Në pamjet filmike, duken që uniformat blu çojnë me makinën e policisë dy të rinjtë në qendrën sociale.
Sipas njoftimit të bashkisë së Tiranës, rreth 150 persona të pastrehë janë strehuar deri më tani në 4 qendrat sociale, duke pasur parasysh kushtet atmosferike të motit.
(e.f/ BalkanWeb)
