TIRANË- Ministri i Financave Arben Ahmetaj i ka kthyer përgjigje në distancë ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili pak orë më parë foli për situatën e motit në vend, dhe akuzoi ministrat e kabinetit që në vend të shikonin situatën në terren, kanë përfituar për të dalë për gjah, derrash të egër dhe shpezësh.

Në përgjigjen e tij, Ahmetaj nuk nguron ta krahasojë Berishën me derrin.
“Thonë që derri është e vetmja kafshë që nuk ecën mbrapsht, por vetëm para. Meqë i rrjedhuri e ka përmendur sot ketë kafshë disa herë, i uroj të përshpejtojë vetëm para për aty ku është nisur dhe me padurim e presin…….P.S,…..proverbën për herën tjetër”,

STATUSI I BERISHËS
Te dashur miq, i ftohti i ketyre diteve ne zona te caktuara te vendit, veçanerisht ne rrethet e Veriut ka krijuar veshtiresi te medha ne furnizimin me ushqim, ndihme mjeksore, dru zjarri, energji, ushqim per bagetite etj.
Qytetaret shqiptare jane ndjere ne kete situate me te braktisur nga shteti ne leter dhe cinik ne shkalle ekstreme si kurre ndonjehere ne historine e shtetit shqiptar. Me dhjetra e qindra fshatra, mijra e mijra familje perjetojne nje izolim te frikshem dhe total. Nderkohe lajmet ne mediat sociale thone se ministrat e qeverise po shfrytezojne te ftohtit polar per gjueti derrash dhe shpezes, dhe ky eshte nje cinizem po kaq i eger sa dhe acari i temperaturave -20/-25 gr C.
Keshtu, sipas tyre Gjiknuri, Ahmetaj, Beqja jane leshuar mbas gjahut njeri ne pyjet e Gramshit, tjetri ne zonen e Spillese dhe Divjakes, tjetri ne pyjet e Pukes dhe Razmes!
Kesaj i thone derrat e kenaqur nuk mund t’ua dine sokrateve te vuajtur, por gjuajne derrat e eger, fllanxat dhe rosat e egra qe te kenaqen edhe me teper! Turp i papare!! sb
(ma.ar/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: