KOSOVË- Visar Ymeri fitoi më shumë vota në zgjedhjet për kryetar në Partinë Vetëvendosje se sa kishte fituar Partia Komuniste në zgjedhjet që ishin mbajtur në vitin 1945 në Shqipëri.
Ymeri, sipas rezultateve të publikuara nga Vetëvendosje, në zgjedhjet për kryetar partie ka fituar 96.42 % të votave të anëtarësisë së partisë për të drejtuar Vetëvendosjen për tre vitet e ardhshme. Zgjedhjet për kreun e Vetëvendosjes u zhvilluan në fundjave, në datat 21 dhe 22 shkurt, ku anëtaret e këtij subjekti votuan sipas parimit, një anëtar, një votë, në 200 vendvotime në Kosovë dhe disa qendra të Diasporës. Në këto zgjedhje u votua për kryetarin e ri të Lëvizjes si dhe ndryshimin statutor në lidhje me mekanizmin e vendimmarrjes, sa i përket koalicioneve në nivel lokal, për ta kaluar këtë kompetencë nga anëtarësia e gjerë te Këshilli i Përgjithshëm.
Partia Komuniste e Shqipërisë, në zgjedhjet e mbajtura më 1945 kishte fituar 93.1 %. Rezultatet përfundimtare të këtij votimi, pritet të shpallen të dielën më 1 mars gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.

 

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: