DELVINE- Një punonjës policie ka rënë në pranga, pasi akuzohet se përndiqte dhe dhunonte gruan. Burime nga policia bënë me dije se Sektori i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) Gjirokastër mbrëmjen e djeshme arrestoi Klement Hamzaj, 34 vjeç, me detyrë punonjës policie në Komisariatin e Delvinës.

Ndalimi është kryer në funksion të procedimit penal referuar nga SHÇBA-Gjirokastër, pasi ai në shtator 2016 u akuzua për veprën penale të “Dhunës në familje”. Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.
(ed.me/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb