TIRANE- Një 19-vjeçar nga Rrogozhina është arrestuar nga policia për dhunë ndaj prindërve e motrës së tij, ndonëse në media u përhap lajmi që kishte abuzuar seksualisht me 12-vjeçaren.
Por, Policia e Tiranës me anë të një deklarate thotë se prindërit dhe motra kishin pretendime për përdhunim, ndërsa ekzaminimi mjeko-ligjor i vajzës së mitur tregoi që ajo nuk ishte abuzuar.
“Në lidhje me komunikatën e dhënë nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, mbi arrestimin e shtetasit Agim D., se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj familjarëve të tij, disa portale kanë publikuar se ky shtetas dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me motrën e tij. Bëjmë me dije dhe sqarojmë se nga familjarët e Agim D. dhe motra e tij e mitur, ka patur pretendime për një veprim të tillë, por nga ekzaminimi mjeko ligjor, rezultoi se vajza e mitur, nuk ishte defloruar, pra nuk ka kryer marrëdhënie seksuale”,- thuhet në deklaratën e policisë.
Në momentin e arrestimit të riut i janë gjetur dhe sekuestruar me cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pushkë model 56.
Daka, fotot e të cilit qarkullojnë në media akuzohet për veprat penale “Dhuna në Familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
(ma.ar/BalkanWeb)
