TIRANE– Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës jep të dhena për situatën në akset rrugore të vendit si pasojë e motit me dëborë dhe ngrica. Sipas MTI situata më problematike paraqitet në veri të vendit për shkak te sasisë më të madhe të reshjeve. Në rajonin e Shkodrës nuk ka ndryshim në gjendjen e akseve të këtij Rajoni. Kontraktoret janë duke punuar për pastrimin e akseve dhe hedhjen e kripës. Në kthesat e ekspozuara ka grumbullime të sasisë borës , për shkak të erërave të forta.
Ndërsa në rajonin e Tiranës, gjendja e kalueshmërisë në akset e këtij Rajoni është normale. Segmenti Lunik – Steblevë, qarkullohet me zinxhirë.

Sipas MTI, rajoni jugor i Gjirokastrës, pas punës së kryer nga kontraktori për pastrimin e aksit dhe për hedhjen e kripës, tani qarkullimi në aksin Vlorë – Palasë kryhet pa zinxhirë.
Vazhdon puna për pastrimin e akseve Tepelenë – Gjirokastër dhe Gjirokastër – Kakavijë, të cilat vazhdojnë të qarkullohen me zinxhirë. Po ashtu vazhdon puna edhe në Përmet – Çarshovë – 3 Urat, ku trashësia e borës ka arritur 35 cm. Në Qafë Muzinë po punohet për pastrimin e aksit. Momentalisht kalohet akoma me zinxhirë.

Të gjithë kontraktorët që mbulojnë me kontrata mirëmbajtje akset rrugore, janë në gadishmëri nuk ka probleme ne qarkullimin. MTI, rekomandon përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në akset ku ka prezencë bore ose ngricash, si dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.

[embeddoc url=”https://www.balkanweb.com/site/wp-content/uploads/2017/01/Informacioni-sipas-qarqeve-date-11.01.2017-ora-08.30.doc” viewer=”microsoft”]

(d.d/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: