Ministri i Transportit Sokol Dervishaj ka inspektuar sot gjendjen e kalueshmërise në Qafën e Llogarasë. Ai bëri të ditur se e gjithë rruga nga Vlora deri në Sarandë ishte e kalueshme pavarësisht disa probleme që u hasën në këtë aks.

“ Aksi rrugor Vlore-Sarande është  tëresisht i kalueshëm. Ka pasur disa probleme por reaguam në kohë dhe aksi rrugor është tashmë i kalueshem normalisht. Të gjithë akset kombëtare të Jugut nuk kanë probleme ne kalueshmeri falë ndërhyrjes në kohë. Llogaraja e kalueshme për të gjitha mjetet” tha Dervishaj.

Ministri gjithashtu shtoi se ministria dhe drejtoritë përgjegjëse janë në gadishmëri të plotë për përballimin e situatës.

“Jemi ne gadishmeri maksimale për të përballuar dimrin. Ministria dhe drejtoritë janë në gadishmeri të plotë, i kemi bere thirrje firmave per masa shtese.  Edhe aksi Sarande-Gjirokastër është po ashtu i kalueshem për gjithe mjetet.  Dervisha: kemi perballuar mire situaten, fale angazhimit maksimal por edhe fale bashkepunimit me policine rrugore, emergjencat dhe instancat e tjera,” tha ai.

(e.f/ BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb