Vala e të ftohtit që ka goditur prej një jave Evropën ka shënuar shtatë të vdekur në Bullgari, sipas një raportimi të bërë sot nga mediat lokale, që e çon bilancin e përgjithshëm në kontinentin evropian në 65 të vdekur.

Viktima e fundit e një serie të nisur më 6 janar me vdekjen e dy migrantëve irakianë në një stuhi dëbore, është një çift rreth të 50-tave, që vdiq dje nga helmimi me monoksid karboni shkaktuar nga një sobë druri me defekt, në një fshat në jug të vendit.

Ky bilanc i fundit çon në të paktën 65 numrin e personave të vdekur për shkak të të ftohtit në Evropë brenda një jave, ku rastet më të shumta janë regjistruar në Poloni.

”Bullgaria, ku termometri u ndal në – 18 gradë Celsius në kryeqytetin Sofje, ka shënuar konsumimin më të lartë të energjisë elektrike dhe të gazit prej gati 20 vitesh”, njoftoi ministrja e Energjisë, Temenoujka Petkova.

(el.sp/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: