Ish-volejbollisti i njohur Robert Borova ka ndërruar jetë ditën e sotme. Borova ka qenë pjesë e ekipit të Partizanit si dhe kombëtares shqiptare. Robert Borova ka qenë kapiten i kombëtares në vitet 60’-80’.
Borova ishte pjesë e Partizanit në kohët më të arta të këtij ekipi të viteve 1973-1974 që u shpallën kampionë për herë të parë pas 13 vitesh thatësirë si dhe dolën në çerekfinale të Kampionatit Europian.
Ai më pas u bë trajner i Partizanit, Teutës dhe Erzenit. Familjarët njoftojnë se varrimi i Borovës do të bëhet në Sharrë në orën 13:00.
(e.f/ BalkanWeb)
