KORÇË- Arrestohet një 51-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim për vrasje në tentativë.
Burime nga policia e Korçës pohuan për ‘BalkanWeb’ se Irjat Rukaj, banues në fshatin Shqitas-Maliq ishte dënuar me 9 vjet, 8 muaj, e 18 ditë burg për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” si dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.
Ai akuzohet se pas konflikteve për motive të dobëta më datë 8 tetor të 2015-ës, në fshatin Shqitas, tentoi të vriste dy vëllezërit Dinoshi.
(ed.me/BalkanWeb)
