Rey Manaj është gati për të filluar aventurën e tij të re pas asaj te Peskara. Tashmë është thuajse e kryer transferimi i tij te skuadra e Pizës.Prej kohësh përflitej për kalimin e Manajt te skuadra ku luajnë edhe Ujkani e Cani, por duket se vetëm ditën e sotme është arritur akordi mes palëve. Sipas lajmit që raporton gazetari italian Xhanluka DiMarzio, sulmuesi 19 vjeçar shqiptar ditën e sotme pritet të kryejë edhe vizitat mjekësore në klubin e tij të ri, për ta filluar edhe njëherë nga e para.
(BalkanWeb)