TIRANË- Është shoqëruar në polici mësuesja Fatime Vata, e cila shfaqej dje në një video të publikuar nga emision ‘stop’ teksa dhunonte dhe ofendonte fëmijët e klasës së parë.

Burime për ‘BalkanWeb’ bëjnë me dije se Vata është shoqëruar në ambientet e komisariatit nr.3 për të dhënë dëshminë e saj, pasi 6 prindër e kanë denoncuar lidhur me ngjarjen e djeshme.

Video u filmua nga një fëmijë i kësaj klase në shkollën “Skënder Luarasi” në Tiranë. Veç goditjes fizike, fjalori i arsimtares është i padenjë edhe për nivelin e rrugës.

Mësuesja – Vazhdon zhurma këtu. Ulu more djalë! Hiqe atë qese ti moj idiote! Hiqe atë qese! Mos vij me të kap për fyti, të t’i përplas turinjtë.

Mësuesja – Çfarë ke në atë qese moj? Shkruj ime budallaqja e dreqit.
Mësuesja – Ore, shumë llafazan je ti. Shumë fëmijë i paedukatë. 4 strofa kishe dhe s’kishe… (e godet nxënësin) Po ke llapën më të gjatë. Është llapa ajo, që s’të lë…
Mësuesja – Merre M…. (fletën e provimit)! Ku e ke ushtrimin e 3-të ti M…? Ha ti, fryhu në tas!
Mësuesja – Ça dreqin hani? Ca dreqin, që jeni? Na qelbët.
Mësuesja – Shpejt! Hiqe atë portofol, merre lapsin dhe puno! (I shkul flokët nxënëses)
Mësuesja – “ME”, sa rrokje ka Kleana? Çohu në këmbë me gjyshe! Uli ti ….! Sa rrokje ka “me”?
Nxënësja – Një.
Mësuesja – Një moj, t’u thaftë goja! Fol më shpejt! Tre orë me nxjerrë një fjalë.
Mësuesja – Pse moj e ke gris librin e ke bo copë-copë? Çfarë janë këto libra kështu moj vajzë? Ç’është kjo moj? Mos ma sill nesër këtë! Si e ke gris librin? Shife fletën e librit, si e ke bo? Pise! S’të vjen turp, s’të vjen!
Mësuesja – Ça po shkrun? Me të vogla mo, pse me të mëdha?
Nxënësja – Zonjë, të shkoj pak në banjë?
Mësuesja – Shko moj, shushujka e dreqit! Përditë shko!
(ed.me/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: