TIRANE – Hundët e bllokuara, një problem që nuk na ndahet në këtë sezon. Ato shkaktohen nga inflamacioni i enëve të gjakut në sinuse, si pasojë e një ftohje të zakonshme, alergjie apo gripi. Ndonjëherë ato shkaktohen edhe nga një infeksion i sinusit.
hunde-te-bllokuara_kura-natyrale
Si fëmijët ashtu edhe të rriturit mund të vuajnë nga ky problem i mërzitshëm. Për foshnjat është një problem shqetësues sepse mund t’iu shkaktojë vështirësi në frymëmarrje shkruan Shendeti.

Përveç hundëve të zëna, njerëzit mund të keni edhe kollë, teshtitje, dhimbje të sinusit, lotim të syve, zë të ngjirur, dhimbje koke dhe temperaturë. Nëse lihen pa trajtuar, hundët e bllokuara mund të shkaktojnë edhe probleme të tjera, si infeksion të veshit, nervozizëm dhe probleme sinusite.
(er.cu/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb