Nga: ZONJA VJOLLCA
500 gr fileto pule
4 lgj vaj ulliri
1 qepë, ½ e bardha e preshit
50 ml verë e bardhë
500 ml leëng pule
2 thelpinj hudhër
1 lç nenexhik, 2 lgj mustardë
50 ml kos, 1 lk miell
Kripë, piper i bardhë
Për orizin:
320 gr oriz
1 spec kuq
250 gr kërpudha, 100 gr bizele
Lëngu i 1 portokalli
Kripë, piper i zi
Fillimisht në një tigan ngrohim vajin dhe kaurdisim qepën derisa të bëhet transparente, më pas shtojmë dhe ½ e pjesës së bardhë të një preshi të prerë në unaza. E lemë preshin derisa të zbutet dhe më pas e shuajmë me verë. Sapo vera të avullojë shtojmë 500 ml lëng pule, hudhrën e grirë, disa gjethe nenexhiku dhe 1 lugë çaji nenexhik të thatë. E rregullojmë me kripë, piper të bardhë, pak mustardë dhe pak kos. Vendosim kapakun dhe e lemë salcën të ziejë për 10 minuta.
Ndërkohë në një tenxhere me pak vaj ulliri kaurdisim orizin, shtojmë në të ujë të vluar dhe më pas, pasi orizi të ketë filluar të ziejë ( pas 5 minutave) shtojmë me rradhë specin e kuq, kërpudhat, bizelet, lëngun e një portokalli, kripë dhe piper të zi. Vendosim kapakun dhe e lemë orizin së bashku me përbërësit e tjerë të ziejnë dhe për 13 minuta të tjera. Gjatë kësaj kohe salca ka zier dhe e kalojmë në blender për ta kthyer në krem. Presim pulën në shirita në drejtim të kundërt të fijeve të mishit. Spërkasim pak kripë në një tigan dhe e pjekim pak mishin sa të ndryshojë ngjyrë. E rregullojmë me kripë dhe i vendosin filetot e pulës në tiganin me salcë të marrin një valë së bashku. Nëse salca rezulton pak më e hollë e rregullojmë me një lugë kafeje miell dhe pak ujë. E shërbejmë orizin me kupë në një pjatë, në anë vendsim filetot e pulës me salcën e përgatitur, e spërkasim me pak vaj ulliri të freskët dhe e zbukurojmë me gjethe nenexhiku.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)
