Seanca gjyqësore ndaj deputetit të përjashtuar nga Partia Socialiste Armando Prenga, u shty ditën e djeshme, pasi nuk ishin të pranishëm dy nga tre gjyqtarët e çështjes, të cilët nuk ishin paraqitur në punë për arsye shëndetësore.
Në seancën e fundit gjyqësore, që u zhvillua në dhjetor 2016, me kërkesë të prokurorisë, Gjykata e Lartë urdhëroi shoqërimin me forcë të pjesëtarëve të fisit Cali, të cilët janë edhe dëshmitarët kryesorë në gjyqin ndaj Prengës, pasi janë edhe të dëmtuarit direkt nga ngjarja.
Ditën e djeshme, në gjykatë ishin të pranishëm edhe pjesëtarë të këtij fisi për të dhënë dëshminë e tyre. Armando Prenga u vu nën akuzë pas një përplasjeje që pati me Calët para komisariatit të Kurbinit dy vite më parë, konflikt me zanafillë shfrytëzimin e Lagunës së Patokut.
(GazetaShqiptare)