Nga: Zonja Vjollca
800 gr patate
2 qepë të kuqe
1 spec i kuq
½ spec i verdhë
200 gr djath i bardhë
2 kokrra vezë
50 gr gjalpë
1 pako peta
4 lgj vaj ulliri
100 ml qumësht
Vendosim një tigan, shkrijmë gjalpin dhe kaurdisim qepën të grirë imët derisa të fillojë të zverdhet. Më pas shtojmë specat të prerë në kubikë të vegjël dhe vazhdojmë kaurdisjen duke shtuar më pas patatet të prera gjithashtu në kubikë të vegjël. I lemë derisa të zbuten pak dhe e largojmë tiganin nga zjarri. E lemë mbushjen e patateve të ftohet duke e rregulluar me kripë dhe piper. Ndërkohë thërrmojmë djathin e bardhë dhe e trazojmë me një kokërr vezë. Në një tas të vogël rrahim pak vaj ulliri me qumësht dhe me një kokërr vezë. Lyejmë petët dy nga dy me qumështin e trazuar me vezë dhe vendosim në gjysmën e sipërfaqes së petës në mënyrë të çrregullt pak mbushje. Më pas e bëjmë role dhe e vendosim në një tavë të lyer me pak vaj. Kështu vazhdojmë derisa të mbarohen petët dhe të mbushet tava. I lyejmë në fund roletë e byrekut me një furçë me qumështin e trazuar me vezë dhe i vendosim në furrën e parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 30-35 minuta.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)
