Nga: ZONJA VJOLLCA
2 dardha
2 mollë
2 lgj lëng limoni
1 ½ cm xhinxhër e freskët
4 lgj sheqer
80 ml verë të bardhë
2 lgj sheqer pluhur
Lëkurë limoni
Gjethe nenexhiku
Qërojmë mollët dhe dardhat, i presim në ½ dhe i pastrojmë nga farat. I presim më pas në feta ose në kubike dhe i spërkasim me pak lëng limoni dhe xhinxhër të grirë imët. Në një tenxhere karamelizojmë sheqerin, më pas shtojmë dardhat dhe mollët dhe i shuajmë me verë të bardhë. Sapo alkooli të fillojë të avullojë shtojmë pak ujë dhe i lemë frutat të ziejnë për 5-10 minuta. Më pas e shërbejmë komposton pudrosur me pak lëkurë limoni, me sheqer pluhur dhe me gjethe nenexhiku të freskët.
