Usain Bolt do të duhet të dorëzojë një nga 9 medaljet olimpike të tij të arit pasi një nga bashkë-vrapuesit e tij xhamajkanë Nesta Carter, rezultoi pozitiv për konsumim të një substance të ndaluar.
Carter ishte pjesë e stafetës 4×100 i skuadrës xhamajkane në Lojërat Olimpike të Pekinit në vitin 2008.
Usain Bolt-it do t’i hiqet një medalje, i cili në Lojërat e Rios verën e kaluar fitoi 3 Medalje Ari në 3 gara. Ai fitoi medaljen në 100m , 200m dhe 4x100m duke ia shtuar këto sukseseve të tij të mëparshme në Lojërat Olimpike të vitit 2010 dhe 2012.
Nesta Carter, 31 vjeç, ishte gjithashtu pjesë e skuadrës që fitoi në Londër 5 vite më parë dhe ndihmoi Xhamajkën të fitonte Kampionatet Botërore në vitin 2011, 2013 dhe 2015.
Ai garonte sëbashku me Michael Frater, Asafa Powell dhe Usain Bolt. Skuadra në atë kohë fitoi me rekord botëror me 37.10 sekonda, përpara Trinidad e Tobago dhe Japonisë.


(e.f/ BalkanWeb)
